Kombetarja e Gjermanise e ka nisur ne menyren me te mire aventuren ne Grupin E, duke shenuar fitore te thelle ndaj Curaçaos me rezultat 7-1.
Gjermanet dominuan nga minuta e pare, ndersa Felix Nmecha zhbllokoi rezultatin me nje gol te bukur vollej ne minuten e 6-te.
Curaçao befasoi ne minuten e 21-te, kur Livano Comenencia realizoi nga distanca per 1-1, por reagimi gjerman ishte i menjehershem.
Nico Schlotterbeck riktheu epersine me koke ne minuten e 38-te, ndersa Kai Havertz shenoi nga penalltia ne fund te pjeses se pare.
Ne pjesen e dyte, Gjermania vazhdoi spektaklin me golat e Jamal Musialas, Nathaniel Brownit dhe Deniz Undavit, para se Havertz te shenonte edhe nje here per rezultatin perfundimtar 7-1.
Me kete fitore bindese, Gjermania merr piket e para ne Grupin E, ku ndodhen edhe Ekuadori dhe Bregu i Fildishte.

