Ancelotti kryeson listën e trajnerëve më të paguar të Botërorit
Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, është teknikun më i paguar në Kupën e Botës 2026. Sipas raportimit të “Calcio & Finanza”, italiani përfiton rreth 10 milionë euro në vit nga Federata Braziliane, duke udhëhequr bindshëm listën e trajnerëve me pagat më të larta të turneut.
Pas tij renditet përzgjedhësi i Anglisë, Thomas Tuchel, me 5.8 milionë euro në vit sipas kontratës së mëparshme, ndërsa detajet e marrëveshjes së re nuk janë bërë publike. Podiumi kompletohet nga trajneri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, me një pagë prej 5 milionë eurosh.
Në mesin e trajnerëve më të paguar figurojnë edhe Julian Nagelsmann i Gjermanisë, Roberto Martinez i Portugalisë, Didier Deschamps i Francës, Marcelo Bielsa i Uruguajit dhe Ronald Koeman i Holandës.
Një detaj interesant është mungesa në dhjetëshen e parë e dy trajnerëve që kanë arritur suksese të mëdha në vitet e fundit, Luis de la Fuente i Spanjës dhe Lionel Scaloni i Argjentinës, të cilët nuk bëjnë pjesë në listën e teknikëve më të paguar të Botërorit 2026.

