Aktualitet Lajme Politike

Rrjolli paralajmëron të shndërrohet si Zvërneci, banorët mësyjnë në tokën ku do të ndërtohet resorti dhe shkulin gardhin me hekur

Banorët që pretendojnë pronësinë e tokave në zonën e Rrjollit kanë mësyrë me shpejtësi paraditen e kësaj të shtune në vendin ku po punohet për ngritjen e një resorti dhe kanë shkatërruar rrethimin me hekur.

Ngjarja vjen rreth dy javë pas asaj të Zvërnecit, duke paralajmëruar një situatë të ngjashme, për shkak se investitori ka rrethuar me mur betoni dhe hekura zonën ku do të ndërtojë resortin, ndërsa banorët pretendojnë pronësinë e tokave.

Sipas deklaratave, tokat janë tjetërsuar përmes dokumenteve të falsifikuara nga “një ish-zyrtar” që banorët nuk ja përmendin emrin, por thonë se përmes kësaj procedure pronësia është tjetërsuar dhe më pas i është shitur investitorit privat

Banorët e Rrjollit janë ngritur në protestë dhe kërkojnë të drejtat e tyre prej më shumë se katër muajsh, por tashmë për shkak të reagimit të madh që shkaktoi ngjarja në Zvërnec dhe protesta e përnatshme në Tiranë, ata kanë marrë mbështetje më të gjerë.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur