Aktualitet Lajme Shqipëria

Shoku ‘hapi’ gojën dhe dëshmoi për vrasjen e 23-vjeçarit, 3 vëllezërit Bushgjokaj e grushtuan dhe e shtrinë në tokë, dhunuan edhe efektivët

Vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj kanë dhunuar fizikisht Petrit Çakri, pasi ky i fundit vendosi të ‘hapë’ gojën dhe të dëshmojë për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje për të cilën akuzohen të katërt.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se sipas vëllezërve, Çakri ka gënjyer mbi dëshminë që po jepte për rastin, e kjo ka shkaktuar reagimin e tyre, duke e dhunuar fizikisht e duke e shtrirë përtokë.

Ndërkohë, ata kanë dhunuar edhe efektivët e policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të ndaluar konfliktin.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur