Botërori 2026 Futboll Sport

Zbulohet “zari” i Gjermanisë, kush është modelja seksi që i dha fat ‘Panzerave’ në fitoren me Kurasaon

Fitorja bindëse 7-1 e Gjermanisë ndaj Kurasaos në ndeshjen e parë të Botërorit nuk ka sjellë vëmendje vetëm për paraqitjen e skuadrës së Julian Nagelsmannit.

Në rrjetet sociale, tifozët kanë nisur të flasin për një “talisman” të ri të gjermanëve. Bëhet fjalë për modelen e njohur të platformave për të rritur, Mila Klein, e cila ishte e pranishme në stadium dhe publikoi fotografi e veshur me fanellën e Jamal Musialës.

Postimet e saj morën mijëra reagime, ndërsa shumë fansa me humor e lidhën praninë e saj me fitoren spektakolare të Gjermanisë.

Klein kishte tërhequr vëmendje edhe para nisjes së turneut, kur publikoi fotografi me fanella të kombëtareve të ndryshme pjesëmarrëse në Kupën e Botës, duke pyetur ndjekësit e saj: “Kush do të triumfojë këtë vit?”.

Pas suksesit të thellë të Gjermanisë në debutim, duket se tifozët tashmë kanë dhënë përgjigjen e tyre.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së