Aktualitet Lajme Lifestyle Show Biz

Stresi feston sot 40 vite jetë, ish-i i tij Kejsi “lë gojë hapur” të gjithë me urimin: Ta kam për borxh, vitet kalojnë por unë…

Arkimed Lushaj i njohur ndryshe me emrin e artit si Stresi feston sot 40 vite jetë, ndërsa një urim i papritur ka mbërritur nga ish e dashura e tij Kejsi.

Në mesin e dhjetërave urimeve të marra nga të afërmit dhe njerëzit e zemrës, Stresi është uruar në këtë ditë të veçantë të jetës së tij dhe nga ishi.

Në reagimin e saj, një video e cila po bën xhiron e rrjetit, Kejsi i uron ditëlindjen reperit ndërsa shprehet se ndjen se e ka për borxh që t’ ia bëjë atij këtë dedikim duke shtuar se Stresi i ka dërguar mesazhe të pafundta asaj.

“Gëzuar ditëlindjen! Po ta dërgoj këtë mesazh për të të uruar ditëlindjen. Besoj se ta kam bërë borxh se sa mesazhe m’ke dërguar ti mua. Dua të të uroj gjithë të mirat. Vitet kalojnë, gjërat ndryshojnë, por një gjë që do të mbetet gjithmonë e njëjtë është se unë gjithmonë do të jem pranë teje.

Të dëshiroj gjithçka të mirë që kjo botë ka për të ofruar dhe uroj që ky vit t’i plotësojë të gjitha ëndrrat dhe dëshirat që ke. Vazhdo përpara si gjithmonë. Jam shumë, shumë e lumtur kur shoh që je i lumtur, që ke suksese, dhe shpresoj që ky vit të të sjellë vetëm të mira. Të jesh i lumtur dhe ta shijosh ditëlindjen tënde. Bëfsh qejf sot dhe në çdo ditë që vjen më pas” shprehet Kejsi në video-mesazhin e saj.

Marrëdhënia Kejsi-Stresi dëshmon se pavarësisht se romanca mes një çifti merr fund, respekti ndaj njëri-tjetrit nuk vdes kurrë. 

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur