Vetëm pak ditë pas triumfit në zgjedhjet e fundit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zgjedhur ambientet e “Holiday Resort” në Prishtinë për të zhvilluar një konferencë me simpatizantët dhe anëtarët e Lëvizjes “Vetëvendosje”. Takimi nuk vjen vetëm si një moment falënderimi pas fitores elektorale, por mbahet edhe në kuadër të shënimit të 21-vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në këtë aktivitet, ku morën pjesë qindra mbështetës dhe përfaqësues të strukturave të partisë, u rikujtua rrugëtimi dydekadësh i lëvizjes, nga ditët e para të angazhimit politik e qytetar, deri te përgjegjësia e drejtimit të institucioneve të vendit.

Në fjalën e tij, Kurti falënderoi anëtarët dhe simpatizantët për besimin dhe përkushtimin ndër vite, duke theksuar se rezultati i zgjedhjeve është fryt i punës së përbashkët dhe i vizionit për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të drejtë.
Përzgjedhja e “Holiday Resort” si vendi ku u mbajt ky takim shihet si një vlerësim për standardet dhe kapacitetet që ofron ky destinacion për organizimin e eventeve me pjesëmarrje të gjerë. Në konferencë morën pjesë dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të Vetëvendosjes, të cilët festuan së bashku fitoren dhe diskutuan mbi sfidat dhe objektivat e mandatit të ri.

Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm politik për Kosovën, ndërsa qeveria e re pritet të nisë zbatimin e prioriteteve të saj, pas mbështetjes së marrë në zgjedhje.
Pas përfundimit të konferencës, kryeministri Albin Kurti dhe të pranishmit vijuan aktivitetin në ambientet e jashtme të Holiday Resort, ku u organizua një koktej në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore. Të ftuarit patën mundësinë të bashkëbisedonin në mënyrë më të afërt, mes hapësirave të gjelbëruara dhe mjedisit relaksues që ofron resorti.
Në këtë takim informal, mes urimeve për fitoren dhe kujtimeve nga rrugëtimi 21-vjeçar i Lëvizjes Vetëvendosje, pjesëmarrësit shijuan një pasdite të qetë, duke e kthyer aktivitetin në një moment jo vetëm politik, por edhe simbolik për komunitetin e mbështetësve të saj.

