Show Biz

Eljona Binakaj Zëri i Diasporës dhe Lojtarja më e Fortë e Big Brother Kosova

Për ne në TV Mërgata, për të gjithë mërgimtarët dhe shikuesit e diasporës shqiptare, është më se e qartë se Eljona Binakaj është një nga figurat më të forta dhe më të denja të këtij edicioni të Big Brother Kosova.

Që nga hyrja e saj në shtëpinë e Big Brother, Eljona ka dëshmuar forcë karakteri, qetësi, mençuri dhe një lojë të pastër. Ajo ka ditur të përballojë çdo situatë me dinjitet, pa u përfshirë në konflikte të panevojshme apo strategji negative, duke ruajtur gjithmonë respektin për veten dhe për të tjerët.

Mbështetja për Eljonën nuk vjen vetëm nga publiku brenda Kosovës, por edhe nga diaspora shqiptare anembanë botës, e cila e sheh atë si përfaqësuese të vlerave të mira, sinqeritetit dhe qëndrueshmërisë. Pikërisht këto cilësi e kanë bërë atë të fitojë zemrat e mërgimtarëve dhe të shikuesve të shumtë.

Për ne dhe për një numër të madh të publikut, Eljona Binakaj deri tani është lojtarja më e mirë e këtij sezoni, dhe bindja jonë është e plotë se ajo ka potencialin, forcën dhe mbështetjen e nevojshme për ta fituar Big Brother Kosova.

Big Brother është më shumë se një lojë  është një provë karakteri. Dhe Eljona Binakaj ka treguar se karakteri i fortë dhe i pastër është rruga më e sigurt drejt fitores.

Tv Mërgata

You may also like

Show Biz

Rita Ora mahnit me format trupore, e nis janarin në pushime tropikale

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me një seri fotografish të publikuara së fundmi
Show Biz

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia”

Leonora Jakupi rikthehet me këngën emocionuese “A vritet pavarësia” Pas një serie suksesh në skenën muzikore, Lionora Jakupi vjen me