Gjatë mbrëmjes së sotme, Labinot Rexha ka sqaruar publikisht thashethemet që qarkullonin lidhur me një fëmijë jashtëmartesor me një grua të kombësisë serbe.
Rexha i ka mohuar kategorikisht këto pretendime, duke theksuar se fëmija në foto është djali i kushëririt të tij, dhe ai vetëm i ka dhënë ndihmë pas kërkesës që gruaja kishte bërë.
Për të mbyllur spekulimet, Labinot Rexha ka bërë një deklaratë të qartë: ai është i gatshëm të kryejë një test ADN-je sapo të përfundojë rrugëtimin e tij në këtë format televiziv, për të dëshmuar se fëmija nuk është i tij.
“Kur të dal jashtë, do ta bëj testin e ADN-së dhe të gjithë do të kuptojnë të vërtetën,” tha ai, duke kërkuar që spekulimet të ndalen menjëherë.

