Në kuadër të NBA All-Star 2026, në garën atraktive për gjuajtje për tre pikë, Damian Lillard ka fituar për herë të tretë, duke mposhtur Devin Booker dhe Kon Knueppel.
Edhe pse ende nuk është rikthyer me ekipin e tij pas këputjes së tetivës së Akilit, Lillard tregoi se klasi nuk humbet – duke realizuar 29 pikë në të dy raundet dhe duke dominuar konkurrencën. Rikthimi i tij në parket mund të presë, por preciziteti nga distanca mbetet i pandalshëm.
Me këtë triumf, ai barazon rekordin e Larry Bird dhe Craig Hodges me nga tri fitore në këtë garë.
Booker u rendit i dyti me 27 pikë, duke humbur tre “money ball”-at e fundit që do ta çonin garën në barazim.

