Kryeministri Edi Rama do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me qëllim për tu pyetur lidhur me dosjen “Partizani”. Burime për mediat bëjnë me dije se GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të thirrur Ramën si dëshmitar.
Vendimi është marrë pas kërkesave të paraqitura nga mbrojtja e të pandehurve, mes të cilëve edhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilat janë pranuar nga trupi gjykues. Sipas vendimit, dëshmia e Ramës lidhet me rrethanat e çështjes dhe me veprimtarinë e tij gjatë kohës që drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Në të njëjtën seancë, gjykata ka pranuar edhe kërkesat për pyetjen e Sali Berishës dhe të Jamarbër Malltezit si pjesë e procesit gjyqësor, ndërsa ka rrëzuar kërkesën për të thirrur si dëshmitar oficerin e policisë gjyqësore Besmir Karanxha, duke e vlerësuar dëshminë e tij si të parëndësishme për objektin e gjykimit.

