Futboll Sport Vendi

Kian Ramadani, talenti shqiptar që po shkëlqen në Gjermani, gol edhe ndaj Leipzigut

Një talent i ri me rrënjë shqiptare po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje në futbollin gjerman. Kian Ramadani, sulmues qendror që aktivizohet me ekipet zinxhir të FC Kaiserslautern, po dëshmon se është një projekt serioz për të ardhmen, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjet dhe statistikat e tij në rritje.

I lindur më 23 qershor 2007 dhe me një fizik ideal për rolin e sulmuesit (1.86 m), Ramadani po profilizohet si një “numër 9” modern – i fortë në duele, i saktë para portës dhe me instinkt të lindur për golin. Performancat e tij këtë sezon në ligën U19 në Gjermani janë një tregues i qartë i progresit, ku ai jo vetëm që është titullar i rregullt, por edhe kontribuon drejtpërdrejt me gola dhe asistime.

Momenti që konfirmon rritjen e tij erdhi edhe në përballjen ndaj RB Leipzig U19, ku Ramadani arriti të gjejë rrugën e rrjetës, duke u futur në listën e golashënuesve në një duel të nivelit të lartë. Goli ndaj një akademie të njohur për prodhimin e talenteve është një sinjal i fortë për potencialin që mbart ky nivel. Tani ai dhe bashkëlojtarët e tij udhëtojnë si liderë të tabelës për ndeshjen përfundimtare kundër Berliner AK.

Rrënjët e tij janë po aq interesante sa edhe rrugëtimi. Ai është djali i ish-futbollistit Astrit Ramadani, i cili ka një histori të gjatë në futbollin shqiptar dhe atë gjerman, duke kaluar në klube si Partizani, Dinamo dhe disa ekipe në Gjermani. Kjo trashëgimi duket se po vazhdon, me Kianin që po ndërton identitetin e tij në një nga sistemet më të forta të zhvillimit të lojtarëve në Evropë.

Aktualisht pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, Ramadani shihet si një investim i rëndësishëm për të ardhmen. Me zhvillimin që po tregon dhe me paraqitje ku bën diferencën pavarësisht presionit nga kundërshtarët, ai qëndron i qetë, ruan balancën dhe kontrollon lojën – elemente që dëshmojnë karakter dhe pjekuri për moshën që ka.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së