Klubi i futbollit Drita, kampioni aktual i Kosovës, ka zgjedhur ambientet luksoze të Resort Holiday, resort në pronësi të presidentit Shkëlzen Gashi, për të kaluar një ditë relaksi dhe rikuperimi, duke konfirmuar edhe një herë standardin e lartë që ofron ky destinacion për sportistët dhe mysafirët elitë.
Delegacioni i klubit u mirëprit në ambientet e Resort Holiday, ndërsa presidenti i resortit, Shkëlzen Gashi, përmes një vlerësimi të tij, e cilësoi përzgjedhjen e këtij destinacioni nga kampionët e vendit si një dëshmi të besimit ndaj standardeve dhe cilësisë që ofron Resort Holiday. Ai theksoi se resorti mbetet një adresë e preferuar për sportistë dhe institucione që kërkojnë kushte të larta dhe ambient profesional.
Besimi ndaj këtij destinacioni reflektohet edhe nga drejtuesit e klubit Drita, presidenti Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli, të cilët e konsiderojnë Resort Holiday si një zgjedhje të denjë për relaksim dhe përgatitje në kushte optimale.
Gjatë qëndrimit, përfaqësuesit e klubit patën mundësinë të njihen nga afër me infrastrukturën dhe shërbimet që ofron Resort Holiday, duke vlerësuar nivelin e lartë të organizimit, ambientin e qetë dhe kushtet e përshtatshme për rikuperim fizik dhe relaksim.
Resort Holiday vazhdon të pozicionohet si një destinacion i besueshëm për organizime profesionale dhe qëndrime cilësore, duke ofruar standarde bashkëkohore dhe mikpritje të nivelit të lartë për vizitorët vendorë dhe ndërkombëtarë.

