Futboll Sport Vendi

Java e 29-të sjell përmbysje dhe tension, Drenica befason liderin Drita, Malisheva “rrëzon” Ballkanin, Dukagjini triumfon në Gjilan

Java e 29-të e Superligës së Kosovës prodhoi rezultate të mëdha dhe lëvizje të rëndësishme në tabelë, me Drenicën, Malishevën dhe Dukagjinin që dolën me fitore vendimtare në përballjet e tyre.

Drenica regjistroi një fitore shumë të rëndësishme ndaj liderit Drita, duke triumfuar 1:0 në stadiumin “Bajram Aliu”. Golin e vetëm e realizoi sulmuesi Ronaldo në minutën e 40-të, duke i dhënë skuadrës së tij tri pikë jetike në garën për mbijetesë. Me këtë sukses, Drenica largohet nga zona e rënies dhe ngjitet në vendin e shtatë me 35 pikë, ndërsa Drita mbetet në krye me 54 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva dhuroi spektakël duke mposhtur Ballkanin me rezultat 4:2. Mysafirët kaluan të parët në epërsi, por vendasit reaguan fuqishëm në pjesën e dytë. Etnik Brruti barazoi nga penalltia, ndërsa Diatta përmbysi rezultatin. Më pas, Brruti dhe Xhylani vulosën fitoren, ndërsa Ballkani arriti vetëm të zbusë humbjen. Me këtë fitore, Malisheva mban gjallë shpresat për Evropë.

Ndërkohë, Dukagjini vazhdoi formën e mirë duke fituar 3:2 ndaj Gjilanit në transfertë. Ndeshja ishte e luftuar deri në fund, me golat e Merlakut, Isufit dhe Morinës që i siguruan fitoren mysafirëve. Për Gjilanin realizuan Rrahmani dhe Akpa, por pa arritur të shmangin humbjen. Dukagjini ngjitet në kuotën e 38 pikëve, ndërsa Gjilani mbetet në vendin e katërt me 43 pikë.

Këto rezultate e bëjnë garën edhe më të fortë, si në luftën për titull, ashtu edhe në betejën për mbijetesë dhe vendet që çojnë në garat evropiane.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së