Botërori 2026 Futboll Sport

Egjipti e trondit Belgjikën, ndeshja mbyllet baras

Belgjika dhe Egjipti e kanë nisur me nga një pikë aventurën e tyre në Kupën e Botës 2026, pasi ndeshja hapëse e Grupit G e zhvilluar në Seattle përfundoi në barazim 1:1.

Pjesa e parë foli në favor të Egjiptit, që u shfaq më konkret në momentet vendimtare. Në minutën e 19-të, ylli i ekipit Mohamed Salah shërbeu bukur për Emam Ashour, i cili nuk gaboi përballë portierit belg Thibaut Courtois, duke kaluar afrikanët në epërsi 1:0.

Belgjika reagoi pas pushimit dhe mori kontrollin e lojës në kërkim të golit të barazimit. Presioni i vazhdueshëm dha rezultat në minutën e 66-të, kur mbrojtësi egjiptian Mohamed Hany devijoi topin në portën e tij gjatë një aksioni të rrezikshëm të Romelu Lukakut, duke realizuar autogol për 1:1.

Deri në fund të takimit të dy skuadrat krijuan disa raste për të gjetur golin e fitores, por rezultati mbeti i pandryshuar. Kështu, Belgjika dhe Egjipti ndajnë pikët në ndeshjen e parë të Grupit G, duke e lënë të hapur garën për kualifikim në fazën tjetër të Botërorit.

Barazimi mund të konsiderohet më i favorshëm për Egjiptin, që arriti t’i rezistojë një prej përfaqësueseve më të forta evropiane, ndërsa Belgjika do të mbetet me peng faktin se nuk arriti të shfrytëzojë rastet për të nisur turneun me fitore.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së