Aktualitet Lajme Politike

Sot seanca e parë e gjykimit në themel për Veliajn, kryebashkiaku refuzon qëndrimin në kafaz

Këtë të martë në GJKKO pritet të zhvillohet seanca e parë e gjykimit në themel për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, si dhe për të pandehurit e tjerë në dosje që kanë kërkuar gjykim me procedurë të zakonshme.

Seanca e parë ishte planifikuar të mbahej më 10 qershor, por u shty për shkak të mungesës së disa prej avokatëve mbrojtës.

Në atë seancë mungoi edhe Veliaj, i cili kundërshtoi pjesëmarrjen përmes kafazit të xhamit në sallën e gjyqit.

Në seancën e fundit, trupi gjykues i kërkoi prokurorit të çështjes, Ols Dado, që t’i vihen në dispozicion Veliajt mijëra faqe të tjera dokumentacioni në qelinë e paraburgimit.

Ndërkohë, një tjetër kërkesë e Erion Veliajt, e cila vijon të refuzohet nga gjykata është transmetimi  live i seancave gjyqësore.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur