Aktualitet Lajme Politike

“Sali nuk je më opozita, je pengesë!” Salianji “shpërthen” në akuza ndaj Berishës

Ish-deputeti i Partisë Demokratiike, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook”, ka hedhur akuza ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, duke u shprehur se ky i fundit nuk është më opozita sipas tij, por përkundrazi është pengesa e opozitës për të ardhur në pushtet.

“Sali Berisha duhet të dëgjojë thirrjet e shoqërisë për largimin e tij dhe t’i hapë rrugë rotacionit. Ai është kambaleci që e mban Ramën në qeveri, pavarësisht se thuajse 70% e qytetarëve janë kundër tij”, ka shkruar Salianji.

Teksa më tej është shprehur se prej 7 muajsh tashmë demokratët kërkojnë largimin e liderit të bluve, por ai sipas tij është duke e mbajtur peng partinë. E për këtë arsye sipas Salianjit ai shesh që duhej të mbushej nga PD është plot me ata që janë kundër Berishës.

“Protestuesit po ngrihen kundër autokratit Rama në qeveri dhe autokratit Berisha në parti. Ata duan demokraci, rregulla loje dhe meritokraci, jo parti të mbajtura peng nga individë që i vendosin interesat e tyre mbi ato të demokratëve.

Dhe meqë ke kaq merak të merresh me budallallëqe për të zhvendosur vëmendjen në ditët më të këqija të Ramës, kam një pyetje: pse nuk flet për kullën e ortakërisë me Ramën te Pallati i Kongreseve? Dil e fol”, shtoi më tej ish-deputeti.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur