Futboll Liga e Kampionëve Sport

Guardiola: Champions League mund të shkatërrojë projekte

Ish-trajneri i Barcelona, Pep Guardiola, ka vlerësuar lart punën e Hansi Flick dhe sezonet e fundit të klubit katalanas, por ka paralajmëruar se obsesioni për fitimin e Ligës së Kampionëve mund të dëmtojë projekte të suksesshme.

“Barcelona ka zhvilluar dy vite të jashtëzakonshme. Shpresoj që të vazhdojë kështu për shumë vite”, tha Guardiola gjatë inaugurimit të një fushe “Cruyff Court” në Manresa.

Megjithatë, ai theksoi se Liga e Kampionëve nuk duhet të jetë matësi i vetëm i suksesit.

“Kjo garë shkatërron projekte dhe shpresoj që të mos jetë rasti i Barcelonës. La Liga është ajo që të jep vazhdimësi dhe stabilitet. Nuk duhet të mendosh se një sezon është i dështuar vetëm sepse nuk arrin ose nuk fiton finalen e Champions League. Matësi i vërtetë janë kampionatet”, deklaroi Guardiola.

I pyetur edhe për Bernardo Silva, i cili vazhdon të lidhet me një kalim te Barcelona, Guardiola e vlerësoi shumë mesfushorin portugez.

“Bernardo është tepër i mirë. Ai do të përshtatej pa asnjë problem në çdo skuadër”, u shpreh ai.

Sa i përket së ardhmes së tij, Guardiola nuk dha shumë detaje: “As unë vetë nuk e di se çfarë do të bëj”.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së