Futboll Sport

Sonte mësohet Presidenti i ri i Real Madrid-it, rezultatet pas dy orësh

Procesi zgjedhor për zgjedhjen e presidentit të ri të Real Madridit po hyn në fazën vendimtare, pasi votimi do të mbyllet sonte në orën 20:00.

Pas një dite intensive votimi, anëtarët e klubit kanë pasur mundësinë të japin votën e tyre për personin që do të udhëheqë njërin prej klubeve më të mëdha dhe më të suksesshme në botë.

Menjëherë pas mbylljes së procesit zgjedhor do të nisë numërimi i votave, ndërsa sipas informacioneve të fundit, rezultati përfundimtar pritet të bëhet publik mes orës 20:30 dhe 22:00.

Interesimi për këto zgjedhje ka qenë i madh, pasi ato konsiderohen vendimtare për të ardhmen e klubit dhe projektin sportiv që do të ndiqet në vitet e ardhshme.

Tashmë gjithçka është gati për momentin më të rëndësishëm të ditës, kur tifozët dhe anëtarët e klubit do të mësojnë emrin e presidentit që do të marrë drejtimin e Real Madridit për mandatin e ardhshëm.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së