Botërori 2026 Futboll Sport

Kepi i Gjelbër shokon Spanjën, ia nxjerr barazim

Spanja e ka nisur me hap fals aventurën në Kupën e Botës 2026. Një nga favoritët e turneut nuk arriti të marrë më shumë se një barazim pa gola ndaj debutuesit Kepi i Gjelbër, në ndeshjen e zhvilluar në Atlanta.

“Furia e Kuqe” dominoi në posedim dhe krijoi më shumë raste gjatë takimit, por hasi në një kundërshtar tejet të organizuar në fazën mbrojtëse. Futbollistët e Kepit të Gjelbër rezistuan për 90 minuta, duke mos lejuar spanjollët të gjenin rrugën e rrjetës.

Pavarësisht pritshmërive të mëdha për një fitore të lehtë të Spanjës, debutuesit afrikanë treguan disiplinë taktike dhe karakter, duke siguruar një rezultat që mund të konsiderohet historik për futbollin e vendit të tyre.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 0:0, duke bërë që të dyja skuadrat ta nisin me nga një pikë rrugëtimin në Grupin H të Botërorit.

Për Kepin e Gjelbër kjo pikë ka një vlerë të veçantë, pasi është e para në historinë e përfaqësueses në një Kampionat Botëror. Në anën tjetër, Spanja largohet me zhgënjim nga sfida e parë dhe tashmë do të kërkojë reagim në ndeshjet e radhës për të mos komplikuar rrugën drejt fazës eliminatore.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së