Botërori 2026 Futboll Sport

Skandal i ri në Kupën e Botës: Lojtarit iranian i skadon viza amerikane pas ndeshjes së parë

Irani po përballet me probleme serioze jashtë fushës së lojës gjatë Kupës së Botës 2026. Sulmuesi i krahut Mehdi Torabi rrezikon të mos vazhdojë garën, pasi viza e tij amerikane ka skaduar menjëherë pas ndeshjes hapëse kundër Zelandës së Re, e cila përfundoi 2-2.

Sipas mediave shtetërore iraniane, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës që mori viza me shumë hyrje, Torabi ishte pajisur vetëm me një vizë me hyrje të vetme në Shtetet e Bashkuara. Federata Iraniane e Futbollit ka nisur procedurat emergjente për sigurimin e një vize të re, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Situata vjen në një moment delikat për marrëdhëniet mes Teheranit dhe Uashingtonit, ndërsa ekipi iranian ka vendosur bazën e tij të përkohshme në Meksikë për arsye sigurie. Kjo do të thotë se lojtarët duhet të udhëtojnë vazhdimisht drejt SHBA-së për ndeshjet e fazës së grupeve.

Problemet nuk mbaruan me kaq. Agjencia IRNA raportoi se kapiteni Mehdi Taremi dhe një anëtar i stafit teknik u përballën me vonesa dhe kontrolle shtesë në aeroportin e Los Angelesit para nisjes për në Meksikë.

Më herët, zyrtarët iranianë kishin bërë të ditur se deri në 15 anëtarë të delegacionit nuk kishin arritur të siguronin vizat amerikane, duke vështirësuar organizimin dhe përgatitjet e skuadrës.

Irani rikthehet në Los Angeles të dielën për sfidën ndaj Belgjikës, ndërsa më 26 qershor do të luajë kundër Egjiptit në Seattle. Mbetet për t’u parë nëse Torabi do të arrijë të pajiset me dokumentacionin e nevojshëm për t’u rikthyer në tokën amerikane dhe për të vazhduar aventurën e tij në Botëror.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së