Aktualitet Kronike Lajme

Krim i rëndë në familjen shqiptare, kushëriri godet me thikë 27-vjeçarin, i plagosur edhe babai i të riut

Prizren – Një krim i rëndë në familje ka ndodhur këtë të enjte, ku viktimë ka mbetur një i ri. Sipas asaj që mediat kosovare raportojnë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një debat mes kushërinjve ka degraduar deri në përdorimin e thikave,

Fatkeqësisht si pasojë ka mbetur i vdekur një i ri, rreth 27-vjeç ndërkohë që i plagosur është dhe babai i këtij t fundit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 11:50, ku palët e përfshira kanë përdorur mjete të forta gjatë përleshjes.

“Si pasojë e lëndimeve të marra nga një mjet i mprehtë (thikë), ka humbur jetën një mashkull rreth 27 vjeç”, ka deklaruar Bytyqi.

Sipas tij, menjëherë pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë shkuar me urgjencë forcat e shumta të policisë, të cilat kanë ndërmarrë masat e nevojshme.

Personat e dyshuar, së bashku me familjarët e viktimës, janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për procedura të mëtejshme, ndërsa policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Në koordinim të ngushtë me Prokurorin e Shtetit, Policia e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të këtij rasti”, është shprehur Bytyqi.

Ndërkohë, është bërë e ditur se i lënduar nga kjo ngjarje ka mbetur edhe një person tjetër, 57 vjeç, i cili dyshohet të jetë babai i viktimës. Ai aktualisht ndodhet në spital ndërkohë që nuk dihen më tepër detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe identitetin.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur