Botërori 2026 Futboll Sport

2500 pasime që nga goli i fundit i Spanjës në Kupën e Botës

Barazimi pa gola mes Spanjës dhe Kepit të Gjelbër në Kupën e Botës 2026 ka prodhuar disa statistika të pazakonta që po tërheqin vëmendjen e opinionit sportiv.

Edhe pse Spanja vjen në turne si kampione në fuqi e Evropës, “Furia e Kuqe” vazhdon të ketë probleme serioze me efikasitetin në Botëror. Spanjollët nuk kanë shënuar asnjë gol që nga minuta e 11-të e ndeshjes ndaj Japonisë në fazën e grupeve të Katarit 2022, kur realizoi Mikel Oyarzabal.

Që nga ai moment, Spanja ka zhvilluar dy ndeshje të Botërorit, ka regjistruar 49 gjuajtje drejt portës dhe ka kompletuar rreth 2500 pasime, por pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Seria nisi me barazimin 0-0 ndaj Marokut në fazën e eliminimit direkt të Katarit 2022, ku më pas marokenët avancuan pas ekzekutimit të penalltive, dhe vazhdoi tani me barazimin pa gola ndaj Kepit të Gjelbër.

Një statistikë tjetër interesante lidhet me sulmuesin spanjoll Mikel Oyarzabal, i cili nuk e preku topin fare gjatë 30 minutave të para të takimit. Sipas të dhënave historike që datojnë nga viti 1966, nuk ka precedent të regjistruar për një rast të tillë.

Ndërkohë, Kepi i Gjelbër shkroi historinë edhe në aspektin disiplinor. Futbollistët e kësaj përfaqësueseje u ndëshkuan vetëm për një faull gjatë gjithë ndeshjes, shifra më e ulët e regjistruar ndonjëherë në një ndeshje të Kupës së Botës që prej vitit 1966, kur nisën të mbahen statistikat zyrtare.

Faulli i vetëm i ekipit afrikan erdhi nga Sidny Lopes Cabral, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në pjesën e parë.

Përderisa Spanja kërkon ende golin e parë në Botëror pas katër vitesh pritjeje, Kepi i Gjelbër vazhdon të shkruajë histori me paraqitjen e tij debutuese në skenën më të madhe të futbollit botëror.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së