Sport

Florent Hadërgjonaj shënon në Kupën e Turqisë me Alanyasporin

Florent Hadërgjonaj sot ka gjetur rrugën e rrjetës në Kupën e Turqisë, duke realizuar gol për Alanyasporin në përballjen ndaj Karagümrük.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ishte protagonist në këtë duel, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për skuadrën e tij, ndërsa vazhdon të tregojë formë të mirë edhe këtë sezon.

Në të gjitha garat, Hadërgjonaj numëron tashmë 3 gola dhe 2 asistime, shifra mbresëlënëse për një lojtar të repartit defensiv. Paraqitjet e tij të qëndrueshme po e shndërrojnë atë në një nga pikat më të rëndësishme të Alanyasporit në kompeticionet vendore.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së