Debati i shkaktuar së fundmi nga lëvizja e deputetes Marjana Koçeku e cila refuzon të dorëzojë mandatin e saj, ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, në mesin e të cilave nuk kanë munguar as kritikat për politikanen të cilës iu hapën dyert e karrierës nga Partia Socialiste.
Pasditen e kësaj të marte, një reagim kritik ka ardhur nga aktivistja Evi Kokalari e cila e cilëson Marjanën si një femër hipokrite e cila nuk reagoi në shumë momente ku ajo thekson se është bërë padrejtësi, duke pretenduar se ajo ka vepruar ashtu si i ka kërkuar kryesocialisti Edi Rama.
“Ti, Keci Hipokrit, mbylle gojën dhe bëre ç’donte Rama. Në fakt, edhe tani çfarë do Rama po bën, se ndryshe Rama sot do të kishte deklaruar që të ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PS-së dhe zëvendësuar me dikë që realisht mori votat e duhura dhe meriton të jetë në Parlament.
Kjo ideja që mandatin ta ka borxh ty PS-së flet qartë për atë brez që mendon se bota i detyrohet atyre dhe nuk kupton që askush s’të ka asnjë borxh në këtë jetë. Nëse do diçka, ngrihu vet, lufto dhe merre.
E pra, lufta jote ishte gjatë protestës studentore, një protestë kundër trajtimit të Edi Ramës ndaj studentëve, dhe se si përfundove ti nga protesta kundër tij në listat e mbyllura dhe super korruptive… shpjegon atë ç’ka po thonë shumë, që ti ishe spiuni i asaj proteste.
Tani del e pavarur dhe brenda 24 orësh i bën reklamë flamingove dhe je gati të infiltrosh protestën e radhës…
Na jep dhe mënd se do të futesh si kandidate në Tiranë, mbasi ti marrësh leje malësorëve të tu për të folur gjuhën zyrtare sa ti hedhësh hi syve Tiranësve gjatë fushatës…” shkruan Kokalari në reagimin e saj.
Më tej, Kokalari kritikon Marjanën për përdorimin e dialektit gegë në parlament, për të cilën tha se është munduar të krijopjë përçarje. Ndërsa shtoi se gegënishten si armë e përdorte figura e shquar e letërsisë shqiptare Gjergj Fishta.
“Budallaçkë… që mendon se do përdorësh gegënishten si arm’ politike duke refuzuar të flasësh gjuhën zyrtare në parlament…
Gegënishten si armë e përdori Gjergj Fishta e Migjeni, ku me fjalën dhe penën e tyre bënë toskët të bien në dashuri me atë dialekt… ndërkohë ti gegënishten e përdor si armë përçarjeje….
Me sa duket përçarjen dhe hipokrizinë i paske virtyt, se edhe këtë lojë që bën me mandatin e PS-së e bën që të përçash protestën…” shton më tej aktivistja.

