Aktualitet Lajme Politike

Protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit dhe qeverisë, Eurodeputetja holandeze: Kërkesat e tyre janë të qarta

BRUKSEL- Protesta e qytetarëve shqipatrë ka marrë jehonë kombëtare dhe ndërkombëtare, pasi është zhvendosur në çdo vend ku ka shqiptarë. Qindra emigratë shqiptarë kanë protestuar në Bruksel, Itali, Holandë, Londër, Gjermani, Francë dhe Norvegji. Shumë media të huaja i kanë kushtuar artikuj protestës dhe zhvillimeve të fundit në vend, në lidhje me debatin për projektin e Zvërnecit dhe atë të Sazanit. 

Gjatë një diskutimi në Parlamentin Europian në Bruksel, eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg tha se shqiptarët kanë dalë në rrugë dhe kërkesat e tyre janë të qarta. Strolenberg u shpreh se për sa kohë që nevojat bazë nuk plotësohen, si uji, shëndetësia dhe një pagë dinjitoze, ata kanë të drejtë të pyesin nëse burimet publike po shkojnë për qytetarët apo për një grup të privilegjuar. Në fund, ajo bëri me dije se do të udhëtojë drejt Shqipërisë në fund të qershorit për të parë më nga afër situatën.

“Shqiptarët kanë dalë në rrugë dhe kërkesat e tyre janë të qarta. Sigurisht që ata duan zhvillim ekonomik, por jo me çdo kusht. Për sa kohë që nevojat bazë nuk plotësohen, si uji, shëndetësia dhe një pagë dinjitoze, ata kanë të drejtë të pyesin nëse burimet publike po shkojnë për qytetarët apo për një grup të privilegjuar. Në fund të qershorit do të udhëtoj drejt Shqipërisë për të dëgjuar dhe për të gjetur ide që mund t’i marrim me vete, në mënyrë që të ndihmojmë,” u shpreh ajo.

You may also like

Lajme

Britaniku bleu tankun për 45 mijë euro duke mos e ditur se brenda kishte diçka më të çmuar – ar në vlerë prej 2.5 milionë

Një burrë që bleu një tank u habit kur zbuloi se kishte blerë më shumë sesa kishte pritur fillimisht. Në
Lajme

Nëntë veteranët e Kuvendit, u zgjodhën deputetë për të shtatën herë

Në Kuvendin e Kosovës që doli nga zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025, janë 9 deputetë që kanë arritur