Sport

Drenica nis përgatitjet në Antalia, bashkohet edhe Mehdi Çoba

Skuadra e Drenicës ka udhëtuar drejt Antalias, ku do të zhvillojë fazën përgatitore në prag të pjesës së dytë të sezonit.Kuqezinjtë do të shfrytëzojnë kushtet optimale në Turqi për të përmirësuar formën fizike dhe për të konsoliduar skuadrën.

Në mesin e futbollistëve që kanë udhëtuar me ekipin, bie në sy edhe sulmuesi Mehdi Çoba, i cili së fundmi është bashkuar me Drenicën.Çoba vjen pas një periudhe jo të suksesshme te Gjilani, duke vendosur të nisë një kapitull të ri me skuadrën nga Skenderaji.

Klubi synon që faza përgatitore në Antalia të shërbejë si një bazë e fortë për arritjen e objektivave në vazhdim të sezonit, ndërsa afrimet e reja pritet t’i japin më shumë forcë repartit ofensiv.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së