Ernest Muçi po kalon momentin më të artë të karrierës së tij dhe po e konfirmon veten si një nga sulmuesit më në formë në futbollin europian. Pas golit vendimtar të shënuar së fundmi me Trabzonsporin ndaj Kocaelisporit, 24-vjeçari shqiptar po dërgon sinjale të qarta se është gati të udhëheqë Kombëtaren drejt objektivit madhor: Botërorit 2026.
Statistikat flasin vetë. Në 10 ndeshjet e fundit, Muçi ka realizuar 10 gola dhe 2 asistime, shifra që e rendisin atë mes sulmuesve më efikasë të momentit. Forma e jashtëzakonshme dhe gjendja e shkëlqyer fizike e bëjnë atë një kandidat të padiskutueshëm për ftesë nga trajneri Sylvinho në ndeshjet vendimtare të Kombëtares.
Statistikat e Ernest Muçit në 10 ndeshjet e fundit që ka luajtur.
Aktualisht, Muçi konsiderohet pa dyshim sulmuesi më në formë i Shqipërisë, një bonus i madh për kuqezinjtë përballë sfidave të rëndësishme të play-off-it të Kupës së Botës. Rivali i parë do të jetë Polonia, në ndeshjen që zhvillohet më 26 mars, ora 20:45, në Varshavë.
Përballja merr edhe më shumë peshë kur krahasohen statistikat e Muçit me ato të yllit polak Robert Lewandowski. Në 10 ndeshjet e fundit, sulmuesi 37-vjeçar ka shënuar vetëm 4 gola dhe ka dhuruar 2 asistime, duke mbetur dukshëm pas formës shpërthyese të shqiptarit.
Statistikat e Lewandowskit në 10 ndeshjet e fundit që ka luajtur.
Me këtë ritëm, Ernest Muçi jo vetëm që po fiton vëmendjen e opinionit sportiv europian, por po shndërrohet në një armë kyçe për Shqipërinë në rrugëtimin drejt një ëndrre histoke.

