Sport

Lëndohet Granit Xhaka, Sunderland konfirmon mungesën ndaj West Hamit

Sunderland ka konfirmuar zyrtarisht se mesfushori shqiptar Granit Xhaka nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj West Ham United, për shkak të një dëmtimi të pësuar së fundmi.

“Macet e Zeza” janë mysafire të West Hamit në takimin e sotëm (e shtunë), i vlefshëm për javën e 23-të të Ligës Premier, por do të duhet të përballen me këtë sfidë pa njërin nga lojtarët kyç të skuadrës.

Bëhet fjalë për kapitenin dhe liderin e mesfushës, Granit Xhaka, i cili aktualisht është në proces rikuperimi pas një dëmtimi në kyçin e këmbës. Mungesa e tij konsiderohet një goditje e rëndësishme për Sunderlandin, duke marrë parasysh rolin vendimtar që ai ka në organizimin e lojës dhe balancën e ekipit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar, ku konfirmohet se Xhaka nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këtë përballje.

“Granit Xhaka nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së sotme kundër West Ham United. Mesfushori pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë fitores së fundjavës së kaluar ndaj Crystal Palace dhe aktualisht po kalon një periudhë rehabilitimi në Academy of Light”, thuhet në komunikatën e klubit.

Mbetet të shihet se sa do të zgjasë mungesa e mesfushorit shqiptar dhe kur ai do të jetë sërish në dispozicion të stafit teknik për ndeshjet e ardhshme.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së