Sport

Dardan Cena drejt medaljes në “Sofia European Open” 2026

Dardan Cena po vazhdon paraqitjet e shkëlqyera në arenën ndërkombëtare, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të turneut prestigjioz “Sofia European Open 2026”.

Xhudisti kosovar ka qenë në formë të lartë gjatë gjithë garës, ndërsa në çerekfinale regjistroi një fitore bindëse ndaj Vlad Mitru nga Moldavia. Cena triumfoi me 1 Waza-ari dhe 2 Yuko, duke dominuar ndeshjen dhe duke konfirmuar përgatitjen e tij të mirë fizike dhe taktike.

Me këtë fitore, Dardan Cena ka siguruar të paktën një luftë për medalje, ndërsa tani synon finalen e madhe të turneut. Në gjysmëfinale, xhudisti kosovar do të përballet me Victor Skerlev nga Bullgaria, një duel që pritet të jetë tejet i fortë dhe vendimtar.

Paraqitja e Cënës në Sofia European Open është një tjetër dëshmi e nivelit të lartë të xhudos kosovare, e cila vazhdon të prodhojë rezultate të rëndësishme në garat ndërkombëtare.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së