Kombëtarja Sport

Kristjan Asllani ndëshkohet me karton të kuq në debutimin e tij tek Beşiktaş 

Debutimi i Kristjan Asllanit me fanellën e Beşiktaşit rezultoi aspak i mirë dhe përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Mesfushori shqiptar u përjashtua nga loja vetëm 6 minuta pas inkuadrimit, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak në një moment delikat të ndeshjes.

Asllani u bë pjesë e aksionit nga i cili Beşiktaşi shënoi golin e përmbysjes, por gëzimi zgjati shumë pak. Pas një ndërhyrjeje të ashpër, arbitri nuk hezitoi dhe e ndëshkoi atë me karton të kuq direkt, duke i dhënë fund parakohshëm debutimit të tij me klubin e ri.

Një start për t’u harruar për Asllanin, i cili pritej të sillte energji dhe qetësi në mesfushë, por debutimi i tij u shndërrua shpejt në një episod zhgënjyes për të dhe për tifozët e Beşiktaşit.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së