Ernest Muçi vazhdon të spikasë me Trabzonsporin, por fatkeqësisht nuk arriti ta shpërblejë performancën me një gol të vlefshëm në ndeshjen e Kupës ndaj Fetijespor. Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola, megjithëse mesfushori i Kombëtares shqiptare krijoi dy raste të pastra shënimi.
Rasti i parë erdhi në minutën e 27-të nga një goditje dënimi. Muçi provoi fuqishëm portën nga distancë, duke e surprizuar portierin rival, i cili nuk arriti të lëvizte, por topi përfundoi jashtë kuadratit.

Momenti më emocionues për tifozët erdhi në minutën e 40-të, kur Muçi shënoi pas një pasimi të saktë në zonë, duke mos gabuar përballë portierit. Megjithatë, gëzimi u ndërpre menjëherë, pasi anësori sinjalizoi për pozicion jashtë loje, duke e anuluar golin e bukur të sulmuesit.
Pavarësisht këtij momenti të humbur, Muçi ka treguar përsëri aftësitë e tij sulmuese dhe mbetet një prej emrave kryesorë në skuadrën e Trabzonsporit, ndërsa tifozët presin golin e parë të tij të vlefshëm në këtë sezon të Kupës.

