Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica, po vazhdon formën e shkëlqyer në elitën e futbollit rumun, duke gjetur sërish rrugën e rrjetës me fanellën e CFR Cluj në përballjen ndaj Petrolul Ploiești.
Korenica realizoi golin që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 62-të, pas një aksioni të shpejtë dhe të ndërtuar bukur nga skuadra vendase.
Paun asistoi me saktësi në zonë, ndërsa 27-vjeçari kosovar reagoi në mënyrë perfekte përballë portierit mysafir, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke ndezur festën e tifozëve.
Paraqitja e tij ishte shumë aktive gjatë gjithë takimit, me lëvizje të mençura pa top dhe presion konstant në repartin ofensiv, duke qenë një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare.
Me këtë realizim, Korenica e çon në tetë numrin e golave në kampionatin rumun këtë sezon, ndërsa ka kontribuar edhe me dy asistime, duke konfirmuar rolin e tij si një nga lojtarët kyç të CFR Cluj në garën për objektivat sezonalë.

