Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme, pas sulmeve të raportuara mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, kanë sjellë pasoja edhe në sport. Pas përshkallëzimit të situatës dhe kundërpërgjigjes së Iranit ndaj disa shteteve arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin, Federata e Futbollit e Katarit ka vendosur të ndërpresë të gjitha kompeticionet.
Mes ndeshjeve të pezulluara është edhe “Finalissima” mes Spanjës dhe Argjentinës, e planifikuar të luhej më 27 mars në Doha. Përballja e shumëpritur mes Lionel Messi dhe Lamine Yamal është shtyrë, ndërsa ende nuk është caktuar një datë e re.

