Futboll Kombëtarja Ndërkombëtare Shqipëria Sport

Armando Broja përballet me sfida para Play-Off-it, vlera e tij bie ndjeshëm

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, po kalon një periudhë të vështirë në karrierë. Sipas të dhënave më të fundit të Transfermarkt, vlera e tij ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke u ulur nga 10 në 8 milionë euro.

Kjo situatë e bën Brojën të renditet i pesti në listën e futbollistëve më të shtrenjtë të kuqezinjve, pas yjeve si Anis Mehmeti, Kristjan Asllani, Ernest Muçi dhe Mirlind Daku.

Kjo është niveli më i ulët i vlerës së tij që nga mosha 19-vjeçare, ndërsa pika më e lartë në karrierën e Brojës ishte 30 milionë euro, kur ishte pjesë e Chelsea në vitin 2022.

Më tej, situata e sulmuesit komplikohet edhe nga dëmtimi i fundit, i cili e ka mbajtur jashtë fushave për disa javë te Burnley. Për pasojë, rikthimi i tij mbetet i pasigurt, vetëm pak javë para sfidës vendimtare të Play-Off-it të Kupës së Botës 2026, ku Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së