Sport Sporte tjera Vendi

Vendoset gurthemeli i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë – investim strategjik për sportin kosovar

Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në Pejë është vendosur gurthemeli i kompleksit sportiv “Qendra Nacionale e Xhudos”, një projekt që synon të çojë përpara zhvillimin e këtij sporti në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në ceremoninë zyrtare morën pjesë përfaqësues të lartë institucionalë dhe figura të njohura të xhudos. Fjalë rasti mbajtën kryeministri Albin Kurti, kryetari i Federata e Xhudos e Kosovës, Agron Kuka, si dhe trajneri i mirënjohur Driton Kuka.

Të pranishëm ishin gjithashtu ministri i Sportit Blerim Gashani dhe ministri Elbert Krasniqi, përfaqësues institucionalë, si dhe kampionë të xhudos kosovare. Ceremonisë iu bashkuan edhe sportistë nga Ukrainë, të cilët po zhvillojnë një kamp përgatitor në Kosovë.

Kompleksi i ri pritet të shndërrohet në një qendër moderne për përgatitjen profesionale të sportistëve, zhvillimin e talenteve të rinj dhe forcimin e mëtejshëm të pozitës së xhudos kosovare në arenën ndërkombëtare.

Ky investim konsiderohet një hap i rëndësishëm për sportin në vend, duke reflektuar mbështetjen institucionale për një nga disiplinat më të suksesshme që përfaqëson Kosovën në botë.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së