Prishtina ka marrë një fitore të madhe në shtëpi, duke mposhtur 1:0 Ballkani në duelin e zhvilluar në Hajvali, në një ndeshje që shënoi edhe debutimin e suksesshëm të trajnerit Alban Dragusha.
Skuadra kryeqytetase u paraqit me disiplinë dhe vendosmëri, ndërsa momenti vendimtar i takimit erdhi në minutën e 83-të. Ishte Ahmeti ai që realizoi golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë Prishtinës një triumf të vlefshëm përballë kampionëve në fuqi.
Me këtë sukses, Prishtina ngjitet në vendin e tretë të tabelës me 41 pikë, duke u futur fuqishëm në garën për kreun. Në anën tjetër, Ballkani mbetet në pozitën e parë me 45 pikë, por rrezikon ta humbasë këtë vend nëse Drita arrin rezultat pozitiv në ndeshjen e saj të radhës.


