Në prag të ndeshjes historike mes Kosova dhe Turqia, nuk kanë munguar as mesazhet e forta nga figura të njohura shqiptare.
Aktivisti Ballist Morina ka bërë një thirrje emocionuese për të gjithë shqiptarët, duke i ftuar që të jenë pranë Kombëtares në këtë moment vendimtar.
“Krejt shqiptaria nesër në Prishtinë, është minimumi që mund t’bëjmë për gjysmën tjetër t’kombit. Nuk ka rëndësi a kemi bileta për në stadium, stadiumi nesër mbrama është qyteti i Prishtinës. Rroftë shpirti i shqiptarit!”
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur interesimi për këtë sfidë është jashtëzakonisht i madh, ndërsa Prishtina pritet të jetë e mbushur me tifozë nga të gjitha trojet shqiptare.

