Real Madrid ka marrë një lajm shumë pozitiv para përballjes së rëndësishme ndaj Mallorca së Vedat Muriqi.
Në prag të kësaj ndeshjeje të vlefshme për kampionatin, trajneri Álvaro Arbeloa ka konfirmuar rikthimin e mbrojtësit Éder Militão, i cili kishte munguar për shkak të lëndimit.
“Eder Militão është kthyer. Kur është në formë të mirë, është më i miri në botë. Jam shumë, shumë, shumë i lumtur që është kthyer”, u shpreh Arbeloa.
Kjo përballje është mjaft e rëndësishme për të dyja skuadrat: madrilenët synojnë të qëndrojnë në garë për titull, ndërsa Mallorca lufton për mbijetesë në elitë.
Ndeshja do të zhvillohet nesër në Mallorca, me fillim nga ora 16:15, në një duel që pritet të jetë mjaft interesant.

