Aktualitet Futboll Ndërkombëtare Sport

VEDAT MURIQI BËN HISTORI! Me 55 gola, bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Mallorca-s në La Liga.

Vedat Muriqi vazhdon të shkruajë histori në La Liga. Sulmuesi kosovar realizoi dy gola brenda katër minutave për skuadrën e Mallorca.

Me këtë dopietë të shpejtë, Muriqi arriti të thyejë rekordin e ish futbollistit të Barcelonës dhe legjendës së Mallorkës Samuel Eto’o, duke u futur në librat e historisë së klubit dhe të kampionatit.

Forma e tij mbresëlënëse e ka afruar edhe me një tjetër objektiv të madh: ai tashmë ndodhet vetëm dy gola larg golashënuesit më të mirë në La Liga, yllit të Real Madridit, Kylian Mbappe duke e vendosur veten në garë serioze për një arritje historike.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës po kalon një nga sezonet më të mira në karrierën e tij, duke u shndërruar në një nga figurat kyçe të skuadrës dhe një nga emrat më të rëndësishëm në futbollin spanjoll.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së