Sport Sporte tjera Vendi

Agron Shabani publikon listën për sfidat vendimtare me Finland

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll për femra, Agron Shabani, ka shpallur listën me 16 lojtare për dy ndeshjet ndaj Finland, në kuadër të fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026.

Ndeshja e parë zhvillohet më 5 mars në Vantaa nga ora 17:30, ndërsa e dyta më 8 mars në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë nga ora 17:15.

Në skuadër rikthehen Dafina Mustafa, Yllka Shatri dhe Melisa Mulaj, ndërsa ftesë kanë marrë edhe lojtaret e reja nga U19: Vanesa Kastrati, Aulona Maloku dhe Albina Pllana, si pjesë e procesit të ndërrimit të gjeneratave.

Kosova dhe Finlanda kanë nga dy humbje në grup, me përballjet e marsit që pritet të jenë vendimtare për pozitën e tretë, e cila mund të sigurojë kualifikimin në Evropian.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së