Futboll Ndërkombëtare Sport

Arabia Saudite shkarkon trajnerin, dy muaj para Botërorit

Arabia Saudite ka mbetur pa selektor vetëm dy muaj para fillimit të Kupës së Botës 2026. Përzgjedhësi Hervé Renard ka konfirmuar largimin e tij, duke i dhënë fund aventurës së dytë në krye të kombëtares saudite.

Vendimi vjen në një moment delikat për ekipin, i cili tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Botëror. Renard largohet pas rreth 18 muajsh në detyrë, duke e lënë skuadrën pa drejtues në prag të përgatitjeve finale për turneun më të madh të futbollit.

Tekniku francez ka theksuar se mbetet krenar për arritjet me Arabinë Saudite, duke kujtuar se ka qenë pjesë e historisë së saj në Kupën e Botës 2022. Ai nënvizoi se është i vetmi trajner që e ka udhëhequr ekipin në kualifikime dhe në fazën finale të Botërorit në atë edicion.

Ndërkohë, Federata saudite pritet të reagojë shpejt për të emëruar pasuesin. Sipas raportimeve, favorit për të marrë drejtimin është Georgios Donis, i cili mund të udhëheqë ekipin në Botërorin e ardhshëm.

Arabia Saudite është pjesë e Grupit H, ku do të përballet me Uruguain, Spanjën dhe Kepin e Gjelbër, në një grup që pritet të jetë ndër më konkurruesit e turneut.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së