Futboll Liga e Kampionëve Ndërkombëtare Sport

Arbeloa shpërthen ndaj arbitrit: “E shkatërroi ndeshjen”

Eliminimi dramatik i Real Madridit nga Liga e Kampionëve ka lënë një shije të hidhur në kampin madrilen, teksa trajneri Álvaro Arbeloa nuk i kurseu kritikat ndaj gjyqtarit të ndeshjes, duke e cilësuar vendimin e tij si vendimtar dhe të padrejtë.

“Los Blancos” u mposhtën 3-4 në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 4-6, në një përballje të mbushur me emocione dhe tension deri në sekondat e fundit.

Momenti kyç i ndeshjes erdhi në fund, kur Eduardo Camavinga u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, një vendim i diskutueshëm nga arbitri Slavko Vinčić, që ndryshoi rrjedhën e takimit dhe ndikoi drejtpërdrejt në epilogun e sfidës.

Pas ndeshjes, Arbeloa shpërtheu në deklaratën e tij “Gjithçka përfundoi me atë karton për Camavingan. Nuk mund të përjashtosh një lojtar për një situatë të tillë. Gjyqtari nuk e kuptoi çfarë bëri. Ai e shkatërroi një ndeshje që po shkonte drejt një fundi spektakolar.”

Tekniku spanjoll pranoi se skuadra e tij dha maksimumin, por theksoi se vendimi i gjyqtarit i kushtoi shumë ekipit: “Është e vështirë të pranosh një eliminim të tillë. Kishim kontroll dhe mundësi reale për të përmbysur rezultatin. Një vendim i vetëm e ndryshoi gjithçka.”

Pavarësisht zhgënjimit, Arbeloa mori përgjegjësinë për rezultatin dhe mbrojti lojtarët e tij: “Unë jam përgjegjës për humbjen. Lojtarët dhanë gjithçka, luftuan deri në fund. Jam krenar për këtë ekip dhe për mënyrën si reaguan ndaj presionit.”

Ai shtoi se Real Madridi kishte rastet për të shënuar dhe për të ndryshuar fatin e sfidës: “Kishim mundësi të mëdha për të shënuar. Na mungoi konkretizimi në momentet vendimtare. Megjithatë, kjo skuadër do të rikthehet më e fortë.”

Eliminimi nga Champions League sjell pikëpyetje për vazhdimësinë e projektit, por Arbeloa u shpreh i qetë për të ardhmen: “Nuk jam i shqetësuar. Klubi do të marrë vendimet e duhura. Unë jam këtu për të dhënë maksimumin për Real Madridin.”

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së