Futboll Kombëtarja Sport

Arlind Ajeti shkëlqen me dy gola te Bodrumspor

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, ka pasur një performancë të shkëlqyer sot me Bodrumspor, duke shënuar dy gola në transfertën ndaj Adana Demirspor. Ai zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të, duke marrë topin në zonën kundërshtare dhe duke finalizuar menjëherë me një gjuajtje të fuqishme drejt rrjetës. Më pas, Ajeti dyfishoi rezultatin për skuadrën, duke treguar se edhe si mbrojtës mund të jetë vendimtar në fazën sulmuese.

Ky rikthim në Ligën e Parë turke vjen pas pezullimit dyjavor për shkak të kartonit të kuq. Me këto dy gola, 32-vjeçari shënon tashmë ka tre ne total për këtë sezon, duke treguar formë të shkëlqyer dhe kontribut vendimtar për ekipin.

Ajeti vazhdon të aktivizohet si titullar te Kombëtarja, duke qenë një nga lojtarët më të besueshëm dhe të rregullt të skuadrës, ndërsa në kampionatin turk po dëshmon edhe aftësitë e tij sulmuese.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së