Sport

Armand Duka: Kupa e Shqipërisë, një trofe i rëndësishëm për futbollin shqiptar

Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ndërsa para nisjes së procedurës, fjalën e mori presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Kreu i Federatës u uroi suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse, duke theksuar rëndësinë e këtij kompeticioni për klubet që synojnë trofe në këtë sezon. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e fair-play-t gjatë gjithë garës.

“Kam kënaqësinë të jem këtu për një kompeticion shumë të rëndësishëm të futbollit shqiptar, Kupën e Shqipërisë. Është një turne tradicional që gjithmonë ka dhuruar emocione. Tetë ekipet më të mira kanë mundësinë të luftojnë deri në fund për këtë trofe dhe shpresoj që të kemi sa më shumë fair-play mes ekipeve, Federatës dhe klubeve,” u shpreh Duka.

Presidenti i FSHF-së shtoi se pavarësisht se vetëm një skuadër do ta fitojë Kupën, të gjitha ekipet do të japin maksimumin në fushë: “Njëri prej ekipeve do të fitojë Kupën e Shqipërisë, por jam i bindur se edhe të tjerat do të kontribuojnë dhe do të japin më të mirën e tyre gjatë këtij kompeticioni.”

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së