Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Murić, ka marrë vlerësim maksimal për paraqitjen e tij të fundit në Serie A, duke u përfshirë në formacionin më të mirë të javës.
Gardiani i US Sassuolo ishte protagonist absolut në triumfin 2-1 ndaj Atalanta BC, ku u vlerësua me notën e lartë 9.5 për performancën e tij.

Muriq realizoi gjashtë pritje vendimtare gjatë takimit, duke mbajtur skuadrën në lojë në momentet më kritike dhe duke qenë faktor kyç në sigurimin e tri pikëve.
Paraqitja e tij e jashtëzakonshme jo vetëm që i siguroi fitoren Sassuolos, por konfirmoi edhe formën e shkëlqyer që po kalon portieri kosovar në elitën e futbollit italian.

