Futboll Liga e Kampionëve Sport

Atletico dhe Arsenal ndahen në barazim, gjithçka vendoset në Londër

Gjysmëfinalja e parë mes Atletico Madrid dhe Arsenal përfundoi pa fitues, me rezultatin 1-1 në stadiumin “Metropolitano”, duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Pjesa e parë ishte e kujdesshme nga të dyja skuadrat, por në minutën e 43-të u akordua penalltia e parë për londinezët, pas një ndërhyrjeje ndaj Gyokeres. Sulmuesi suedez nuk gaboi nga pika e bardhë dhe kaloi Arsenalin në epërsi.

Në pjesën e dytë, vendasit reaguan dhe shtuan presionin. Në minutën e 55-të, pas një prekjeje të topit me dorë nga Ben White dhe rishikimit me VAR, gjyqtari akordoi penallti për Atletico Madrid. Nga 11 metra, Alvarez u tregua i saktë dhe riktheu baraspeshën.

Drama nuk përfundoi me kaq. Në minutën e 77-të, gjyqtari fillimisht akordoi një tjetër penallti për Arsenalin, por pas ndërhyrjes së VAR-it vendimi u anulua, duke shmangur një moment vendimtar për mysafirët.

Me këtë rezultat, gjithçka mbetet e hapur dhe finalisti do të vendoset në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në “Emirates”, më 5 maj.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së