Atletico Madrid shkëlqeu në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Tottenhamin me rezultat të thellë 5-2 dhe duke bërë një hap të madh drejt çerekfinales.
Ndeshja nisi me dominim të plotë të madrilenëve. Në minutën e 6-të, Marcos Llorente shfrytëzoi një konfuzion para portës kundërshtare për të çuar ekipin në avantazh 1-0. Vetëm tetë minuta më vonë, Antoine Griezmann driblon disa mbrojtës dhe gjuan qetësisht në qoshen e djathtë për 2-0.

Në minutën e 16, Julian Alvarez shfrytëzoi një gabim mbrojtës dhe shënoi për 3-0, ndërsa Robin Le Normand realizoi një gjuajtje me kokë në minutën e 22 për të çuar rezultatin në 4-0. Pedro Porro arriti të shënojë golin e nderit për Tottenham në minutën e 26 me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës, duke mbyllur pjesën e parë 4-1.
Nisja e pjesës së dytë solli edhe një gol tjetër nga Julian Alvarez, i cili vulosi rezultatin 5-1 për Atletico-n. Solanke shënoi golin e dytë për Tottenham në minutën e 76, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për të frenuar fitoren spektakolare të madrilenëve.

Me këtë rezultat, Atletico Madrid dërgon një mesazh të qartë për rivalët në Ligën e Kampionëve: çerekfinalja duket gjithnjë e më pranë.

