Botërori 2026 Futboll Sport

Avioni i Argjentinës i dedikohet Lionel Messit / Kombëtarja mbërrin në SHBA

Argjentina ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të nisë përgatitjet për Kupën e Botës 2026 dhe mbrojtjen e titullit të fituar në Katar.

Kampionët në fuqi të botës arritën në Kansas City të shtetit Missouri, pas një udhëtimi rreth 11-orësh nga Buenos Airesi. Pritja për skuadrën e drejtuar nga Lionel Scaloni ishte e madhe, ndërsa vëmendje të veçantë mori edhe avioni me të cilin udhëtoi përfaqësuesja argjentinase.

Në bishtin e avionit ishte vendosur numri legjendar 10 i Lionel Messit, ndërsa dizajni i jashtëm i mjetit fluturues i kushtohej historisë së Argjentinës në Kupat e Botës.

Edhe numri i fluturimit kishte domethënie simbolike. “Aerolineas Argentinas” përdori numrin 1978, si homazh për Botërorin e atij viti, kur Argjentina fitoi titullin e parë kampion bote si vend organizator.

Argjentina do ta nisë Botërorin 2026 më 16 qershor kundër Algjerisë, në stadiumin “Arrowhead”. Para fillimit të turneut, kampionët në fuqi do të zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore ndaj Hondurasit dhe Islandës.

Skuadra e Scalonit është ndër të parat që ka mbërritur në zonën e Kansas Cityt, ndërsa në ditët në vijim pritet të vendosen aty edhe Anglia, Holanda dhe Algjeria.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së