Futboll Ndërkombëtare Sport

Barcelona “shpërthen” ndaj Newcastle United dhe siguron çerekfinalen

Barcelona ka dhuruar një paraqitje spektakolare në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Liga e Kampionëve, duke mposhtur bindshëm Newcastle United me rezultatin 7-2 dhe duke siguruar një vend në çerekfinale.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Angli, katalonasit nuk lanë asnjë dyshim në “Camp Nou”, duke e vendosur ndeshjen që në pjesën e parë.

Raphinha hapi serinë e golave që në minutën e 6-të, por Anthony Elanga reagoi shpejt për miqtë, duke barazuar në minutën e 15-të. Avantazhi i vendasve u rikthye nga Marc Bernal, ndërsa Elanga realizoi sërish për 2-2 në minutën e 28-të.

Në fundin e pjesës së parë, Lamine Yamal shënoi nga penalltia për 3-2, duke i dhënë epërsinë Barcelonës para pushimit.

Pjesa e dytë foli plotësisht në favor të skuadrës spanjolle. Fermín López realizoi për 4-2, ndërsa Robert Lewandowski shënoi dy herë radhazi për të thelluar diferencën në 6-2. Në fund, Raphinha vulosi fitoren me golin e tij të dytë personal për rezultatin përfundimtar 7-2.

You may also like

Sport

Presidenti i Torinos sqaron të ardhmen e Kristjan Asllanit

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar, Kristjan Asllani, duke lënë të hapur mundësinë e një
Sport

Agim Ademi Krenaria e Futbollit të Kosovës dhe e Mërgatës Shqiptare

Arritjet e Agim Ademit si Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës janë dëshmi e vizionit, përkushtimit dhe punës së